Ballkani ka debutuar me barazim në Champions.
Ballkani ka barazuar me Zalgirisin me rezultat 1-1 në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku skuadra jonë kishte më shumë nga loja.
Pas ndeshjes ka folur mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi, i cili tha se ndeshjen e ardhshme do ta kalojnë këtë kundërshtar.
“Paraqitje shumë e madhe, shumë e mirë, e pamë që e dominuam kundërshtarin. Vetëm pjesa e parë ka mujt me qenë 3 apo 4 – 0. Na mbetet që ndeshjen e ardhshme ta kalojmë këtë kundërshtarë – atje do të bëjmë gjithçka ta kalojmë” – tha Armend Thaqi, përjcell Insajderi.
Kështu vendimtare do të jetë ndeshja e kthimit që luhet në Vilnius të Lituanisë më 12 korrik.