“Gjelat” e mposhtën Burnleyn me rezultat 2-1, pavarësisht se ishin në disavantazh në minutën e 25-të të ndeshjes, ku për mysafirët shënoi Bruun Larsen.
Por, Tottenhami barazoi shpejt shifrat me anë të Porros në minutën e 32-të të takimit, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, golin e fitores e shënoi van de Ven në minutën e 82-të, rezultat ky që Burlneyn e dërgon në Championship.
Me këtë fitore, Tottenhami gjendet në pozitën e pestë me 63 pikë, ndërsa Burnley në vendin e parafundit me 24.