Çelësi i humorit të mirë qëndron në këto aroma, theksojnë ekspertët
Në kohën e tashme tempi i jetës është i shpejtuar, i ekspozuar vetëm stresit dhe e gjithë kjo ndikon negativisht edhe në humorin tonë, transmeton Telegrafi.
Edhe pse do t’ju tingëllojë çuditshëm, ekspertët konstatojnë që aroma e artikujve të caktuar përmirëson humorin dhe jep energji.
Agrumet – Kur ju bie humori, ju vetëm merrni erë portokallit, limonit, grejpfrutit… Vitamina C e cila dominon në agrume ngre energjinë. Gjithashtu, aroma e limonit ul nivelin e stresit, mund ta përdorni edhe për pastrim në shtëpi në vend të produkteve të cilat kanë përbërës të dëmshëm.
Kremi për rrezitje – Kur i merrni erë kremit për rrezitje ju u ktheheni rrezeve të diellit dhe i po në atë çast ju kthehet buzëqeshja në fytyrë.
Peperminti, eukaliptusi ose menta – Hulumtimet kanë treguar që në atë mënyrë sportistët realizojnë rezultate më të mira.
Aroma e barit të freskët – Largon stresin dhe automatikisht qetëson trupin, ndërkaq ngre energjinë dhe humorin.
Rozmarina – Relakson, nxit punën e trurit dhe përmirëson kujtesën.