×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestimet në Prishtinë – LVV kritikon Përparim Ramën

    Insajderi
    11 September 2023 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën.

    Sipas tyre Rama ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për Lojërat Mesdhetare 2030 por nuk foli për arrestimet e dy prej njerëzve të tij më të afërt.

    Reagimi i plotë i LVV-së:

    Përparim Rama si kryetar i Prishtinës sot mbajti konferencë të jashtëzakonshme, madje jo në Komunë, por direkt sapo arriti në Aeroportin e Prishtinës.

    Në vend se Përparim Rama të mbante konferencë për media mbi arrestimet e dy njerëzve më të afërm të tij, ai u përpoq të sjell ekskluzivitetin e Lojërave Mesdhetare 2030, punë për të cilën nuk e ka asnjë kontribut të vetëm.

    Më poshtë shihni bllokimet e tij në pyetjet konkrete dhe specifike për të cilat nuk e ka as idenë më të vogël.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark