×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestimet për rastin e grabitjes në Suharekë deklarohet për Insajderin avokati i njërit prej të arrestuarve

    Insajderi
    30 November 2023 - 20:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati i njërit prej të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë në Suharekë, është deklaruar për Insajderin.

    Avokati, Veton Rrecaj i cili është duke e mbrojtur të pandehurin B.Istrefi ka thënë se klienti i tij është arrestuar pa prova.

    Sipas tij ekzistojnë dëshmitë që ai në ditën kritike nuk ka qenë fare në Suharekë, por në Prishtinë.

    “I mbrojturi im në këtë rast është arrestuar pa kurrfarë prove relevante juridike, çka ndalimin e tij e bën tërësisht të pabazuar dhe Juridikisht të padrejtë. Policia nuk ka asnjë provë, madje ne kemi një ,,Alibi” të fortë se klienti im fare nuk ka qenë në qytetin e Suharekës ditën kur ka ndodh grabitja, e të cilën si provë do ta paraqesim në vazhdim të procedurës. Aktvendimi për ndalim 48 ore ndaj të mbrojturit tim është ne kundërshtim me dispozita ligjore”, ka thënë avokati, Veton Rrecaj, mbrojtës i B. Istefi.

    Sot, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në kryeqytet për kapjen e personave të dyshuar për grabitje. I vdekur ka mbetur Dukagjin Gashi ndërsa ka arritur të largohet vëllai i tij, Korab Gashi poashtu i dyshuar për grabitje.

    Përveç kësaj policia ka njoftuar se janë arrestuar edhe katër persona të tjerë të dyshuar për grabitjen, ndërsa një tjetër gjende ende në kërkim policor.

    Tutje, policia konfirmoi se një zyrtar policor është plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetë.

    “Gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor”.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark