×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestimi i gazetarit Arben Ahmeti, avokati i tij thotë se s’ka të bëjë me sulm e dhunë por vetëm mosmarrëveshje verbale të çastit

    Insajderi
    27 September 2022 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati i gazetarit Arben Ahmeti, i cili është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje, Besnik Berisha, ka thënë se rasti i të mbrojturit të tij, nuk ka të bëjë me sulm dhe dhunë, por vetëm mosmarrëveshje verbale të çastit.

    I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, avokati Berisha tha se nuk do të dëshmohet ndonjëherë që Ahmeti ka kryer krim.

    “Absolutisht nuk ka të bëjë më sulm, absolutisht nuk ka të bëjë me dhunë, nuk ka të bëjë me ndonjë veprim të kundërligjshëm, një mosmarrëveshje e çastit verbale. Prokuroria e motivuar prej praktikave të përditshme për të parandaluar situata që i dënojmë gjithë, e ka ndalu po jo që Arbeni ka kry krim ose që do të dëshmohet ndonjëherë që ka kry krim”, tha Berisha.

    I njëjti shtoi se nuk ka asnjë kërkesë për masë të sigurisë ndaj të mbrojturit të tij dhe se sipas tij, ai do të duhej të lirohet.

    “Ajo që ka ndodhë është relacion normal, ne aspektin që veprimet e tij janë krejtësisht normale të një bashkëshorti të përgjegjshëm, edhe të një prindi të përgjegjshëm, që ka dashtë me evitu. Gjithsesi, përveç që e dënon dhunën, respektin edhe punën institucioneve të drejtësie. Do duhej të ishte i liruar, sepse nuk ka asnjë kërkesë për masë të sigurisë, përveç që nuk ka qenë i nevojshëm për bindjen time ka qenë edhe i kundërligjshëm”, tha tutje Berisha.

    Ahmeti dyshohet se pas konfliktit verbal, në prezencë të fëmijëve, e ka shtyrë me duar gruan e tij.

    Ndryshe, në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se gazetari Arben Ahmeti është arrestuar në Llapnasellë dhe është dërguar në mbajtje, nën dyshimin për “Dhunë në familje”.

    Në raport thuhet se i pandehuri dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje, me ç’rast viktima ka pranuar tretman mjekësor.

    “Laplesellë 25.09.2022 – 18:15. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje me ç’rast viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës”, njofton policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark