×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestimi i Hasan Krasniqit në Bullgari- avokati i tij flet për Insajderin

    Insajderi
    04 March 2024 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hasan Krasniqi, kryeshefi i KRU “Gjakova” është arrestuar në Bullgari me 19 shkurt. Ndaj tij kishte urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga policia italiane. Krasniqi akuzohet për trafikim me qenie njerëzore.

    Lidhur me arrestimin e Krasniqit, për Gazetën Insajderi ka folur avokati i tij Tritan Hamitaj i cili ka ndarë disa detaje.

    Hamitaj tha se Krasniqi nuk ka qenë në dijeni të akuzave, si dhe është kërkuar ekstradimi i tij në Itali.

    “Po presim për ekstardimin në Itali. Ai nuk ka qenë në dijeni të akuzës, sapo ka rënë në dijeni në Bullgari ka shfaqur vullnetin të shkojë vullnetarisht pa procedurat shtetërore të paraqitet në Itali, i kam thënë jo, do bëhet procedurë e rregullt, të dal para gjykatës bullgare para tre ditësh. Është kërkuar ekstradimi i tij në Itali. Po presim të shkojë Itali të paraqitemi para prokurorit dhe do mbajmë qëndrimin tonë që nuk kemi asnjë lloj dijenie për veprën. Shpati Tours ka kryer shërbime transporti“, tha Hamitaj.

    Tutje Avokati theksoi se kompaninë për të cilën po akuzohet Krasniqi nuk ka qenë në drejtimin e tij, ndërsa tregoi se bëhet fjalë për viza të disa sportistëve, të cilën nuk kanë qenë fare sportistë.

    “Klubet sportive kanë lidh kontratat për turrne në vende të ndryshme, për të organizu gara sportive dhe ky ka kryer vetëm shërbimet e transportit. Hasani nuk e drejton atë kompani, kontratat i ka lidh administratori, dhe nuk ka pas dijeni që sportistët nuk kanë qenë sportist, aty ka pas sportist por dy apo tre prej tyre që i kanë marrë vizat kinse sportist rezulton të mos kenë qenë sportist“, deklaroi për Insajderin avokati i Hasan Krasniqit, Tritan Hamitaj.

    Për më shumë ndiqeni videon:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark