×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestimi i imamit Osman Musliut – avokati jep detaje se si ndodhi rrahja

    Insajderi
    25 November 2020 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një përplasje fizike ka ndodhur gjatë ditës së djeshme mes hoxhës Osman Musliut imamit nga Drenasi si dhe sekretarit të BIK-ut në këtë komunë, Eset Bajraktari.

    Hoxha Musliu është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, por pas 24 orëve ndalim ai është liruar nga masa e arrestit.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar avokati i tij, Gazmend Halilaj, derisa ka theksuar se hoxha Osman Musliu është vetëmbrojtur.

    “Hoxha e ka pasur një ftesë dje është ndalu rreth orës 18:00 për veprën penale sulm, mirëpo pas verifikimit të informative gjendjes faktike me bërjen e një analize më të mirëfilltë nga ana e Prokurorit, dhe me kontributin e mbrojtjes është konstatuar se nuk ka asnjë bazë ligjore për të qëndruar hoxha në ndalim. Dhe Prokuroria e ka liruar menjëherë”, ka thënë Halilaj për Insajderin.

    Video:

    Sipas avokatit Halilaj, Hoxha ka qenë në mes të një sulm të paprovokueshëm nga ana e tij dhe ka vepruar në vet-mbrojtje duke mos tejkaluar kufijtë për asnjë moment.

    Avokati ka treguar se rrahja mes dy zyrtarëve të Bashkësisë Islame ka ndodhur në objektet e këtij institucioni në Drenas.

    “Rasti ka ndodhur në objektet  e Bashkësisë Islame, ku edhe hoxha klienti jem është pjesë e asaj familje në njëfarë mënyrë ka ndodhur në shtëpinë të dyve këtyre (Eset Bajraktari, sekretari i BIK-ut në Drenas.), dhe nuk është e vërtetë qe e ka sulmu hoxha, hoxha është vet-mbrojte”, ka thënë ai./Insajderi.org   

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark