×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestimi i Mujkës dhe Muzilukajt – Publikohen pamje nga vendi i bastisjes

    Insajderi
    14 July 2023 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka kryer bastisje në dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve Faruk Mujka dhe kryeshef i “Ibër Lepencit” dhe Hysen Muzliukaj, i cili në kohën kur po dyshohet për korrupsion ka qenë drejtor në Kadastër dhe Gjeodezi në Komunë të Mitrovicës.

    Ekipi i RTK-së sjell pamje nga vendi i bastisjes së pronës së Faruk Mujkës dhe të Hysen MuzliukajtNdërsa, familjarët nuk kanë dashur të flasin për rastin.

    Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
    Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
    Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

    Policia bastisë pronat e të dyshuarve F.M. e H.M., sekuestron 60 mijë euro

    Policia e Kosovës, Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka kryer bastisje në dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve F.M.dhe H.M.

    Kjo është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila sot ka lëshuar Urdhëresa për bastisje nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.

    “Gjatë bastisjes në njërin lokacion, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar shuma e të hollave prej gjashtëdhjetë mijë (60.000.00) euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

    Tutje Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit F.M dhe H.M, në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast njofton se në maj të vitit 2022 ka pranuar informacione, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga dy persona, në atë kohë pjesë e strukturave udhëheqëse në komunën e Mitrovicës së Jugut. Menjëherë pas pranimit të këtyre informacioneve PSRK ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim mbledhjen e provave.

    Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

    “Pas marrjes së informacionit në bazë të autorizimeve të PSRK-së, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore, ndërsa me datë 03.07.2023, ka paraqitur Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve me inicialet F.M. dhe H.M., me dyshimin se gjatë kohës sa ishin pjesë e udhëheqësisë në komunën e Mitrovicës së Jugut, gjatë vitit 2021, janë përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’’, e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    15 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark