×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi i një drejtori për keqpërdorim të detyrës – Komuna e Fushë Kosovës deklarohet për Insajderin

    Insajderi
    08 November 2023 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë Maliq Berisha, vazhdon të jetë në qendrën e paraburgimit pasi ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

    Ndonëse prokuroria është duke kryer hetimet lidhur me rastin, komuna e Fushë Kosovës ka thënë se janë duke pritur këto hetime në mënyrë që të marrin masa konform ligjit ndaj drejtorit.

    Gazeta Insjaderi ka kontaktuar, Ali Topallin – Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport i cili po ashtu është duke ushtruar edhe detyrën e zëdhënësit të komunës. Ai për Gazetën dha se të vetmet informacione zyrtare lidhur me rastin i kanë ato çfarë ka deklaruar publikisht prokuroria.

    Komuna e Fushë Kosovës të vetmen informatë zyrtare që ka është deklarata e prokurorisë në të cilën është informuar opinion publik që Maliq Berisha me vendim të prokurorit është në mbajte për 48 orë. Ne nuk kemi ndonjë informacion tjetër dhe jemi në pritje deri sa prokuroria të marr një vendim ne si komunë nuk mund të marrim hapa të tjerë ligjor. Përndryshe ne besojmë që të gjitha veprimet e  komunës janë të ligjshme siç besojmë që edhe prokuroria do ta trajtoj në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Topalli.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar të hënën për ndalimin e Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e M.B., Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. I dyshuari i lartcekur është ndaluar me urdhër të prokurorit në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore, si dhe për këtë çështje penale do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me Policinë”, sipas KPRK-së.

    Lidhur me rastin, Sinjali, sipas burimeve brenda Prokurorisë, kishte raportuar se Berisha po dyshohet se i ka shkaktuar dëm buxhetit në vlerë të rreth 10 mijë euro, duke shfrytëzuar pozitën e tij si drejtor gjatë realizimit të një projekti në këtë komunë.

    Sipas informacioneve të para, përveç hapësirës publike që ka qenë e paraparë të përfshihet në projekt, një pjesë të parave, drejtori i kishte shfrytëzuar edhe për një pronë private.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark