×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestimi i pronarit të portalit në Skenderaj, reagon Sheholli

    Insajderi
    01 February 2024 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka reaguar pas lajmit për arrestimin e pronarit të portalit në Skenderaj.

    Sheholli ka thënë se nga sot kushdo që përmend emrin e tij duke shpifur e gënjyer njësoj sikurse pronari i këtij portali sipas tij do të përfundojë prapa grilave.

    “Nga sot çdo shpifje e montim e gënjeshtër do ta denoncoi në polici te shtetit tonë!”, shkroi ai në Facebook.

    Reagim i plotë:

    Deri tani kam duruar shpifje e ofendime e genjeshtra duke konsideruar që disa matrapaz do të reflektojn dhe do të kuptojn që gënjeshtrat nuk kalojn.

    Nga sot e tutje kush merret me shpifje, montime, gënjeshtra etjera e që përmend emrin tim në kontekst të çfardo gënjeshtre apo montimi do të përfundoi në BURG si ky shpifësi T.S – pronar i një portali lokal në Skenderaj.

    Nga sot çdo shpifje e montim e gënjeshtër do ta denoncoi në polici te shtetit tonë!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark