×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestimi i pronarit të restorantit “Ora” – flasin nga Prokuroria për Insajderin

    Insajderi
    26 September 2022 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se është ndaluar pronari i restorantit “Ora”, në Podujevë, Ditar Hoti.

    Atij i është caktuar masa ndalimit prej 48 orësh, ka thënë për Insajderin zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.

    Ulaj deklaroi se raportimi për dyshimet për helmim është bërë nga anëtarët e një familje.  

    “Po është ndaluar një person i dyshuar D.H për 48 orë, një familje prej disa personave kanë raportu që janë helmuar prej ushqimit që kanë konsumuar” Prokuroria po vazhdon t’i ndërmarrin veprimet hetimore në koordinum edhe me Policnë dhe AUV-in”, ka thënë ajo për Insajderin.

    Rasti i helmimit po dyshohet se ka ndodhur të dielën në mbrëmje. Pesë persona kanë përfunduar duke u trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, si pasojë e helmimit nga ushqimi në restorantin “Ora” në Podujevë.

    Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark