Autoritetet serbe me urdhër të Beogradit janë duke ndaluar e arrestuar ish-veteranët e UÇK’së. Janë bërë katër vite që nga arrestimi i Nezir Mehmetaj nga shteti serb nën dyshimin se ka kryer krime lufte gjatë vitit 1999 dhe ende vazhdon të mbetet në burgjet e Serbisë. Tashme së fundi është arrestuar edhe një kosovar tjetër. Sadik Duraku nga Gjakova i cili jeton në Angli. Ai është arrestuar në pikën kufitare Kroaci-Serbi nga autoritete serbe nën dyshimin se ka qenë pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për të dyja rastet pretendohet se ata nuk ishin pjesë e UÇK’së.
Të mërkurën e javës së kaluar, Sadik Duraku derisa po kalonte pikën kufitare në Horgosh është ndaluar nga autoritete serbe. Ai është dërguar në qendrën e paraburgimit në Serbi dhe ndaj tij gjykata serbe ka marr vendim t’i caktoj masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Krejt kjo me dyshimin se Duraku si ish-pjesëtar i UÇK-së ka kryer krime lufte. Familja e tij po pretendon se Duraku nuk ka qenë kurrë pjesë e luftës në Kosovë. Këtë e konfirmon edhe për Insajderin Xhevdet Thaçi nga OVL e UÇK në Has.
Ai tha se gjatë luftës Duraku ka qenë duke jetuar në Berlin të Gjermanisë.
“Në degën tonë e kemi verifiku, Sadik Duraku nuk ka qenë pjesëtar ose veteran në organizatën tonë. Por ne kemi informacion që gjatë kohës së luftës Sadiku ka qenë në Berlin në Gjermani”, ka deklaruar Xhevdet Thaçi nga OVL e UÇK në Has.
Po ashtu për Insajderin ka folur edhe mesa e tij. Qendresa Duraku ka rrëfyer se axha i saj gjatë luftës ishte në Angli dhe se sipas saj akuzat nga Serbia janë ta pabazuara.
Tutje ajo tregon se si gjendja shëndetësore e tij është keqësuar.
Po ashtu edhe vajza e tij, Suzana Duraku iu është drejtuar autoriteteve angleze përmes një peticioni duke kërkuar që të angazhohen për lirimin e tij.
Situatë e njejte kishte ndodhur edhe me Nezir Mehmejtaj. Ai u arrestua nga policia serbe në pikën kufitare në Merdare në janar të vitit 2020, nën dyshimet se ka kryer krime të luftës gjatë vitit 1999 në fshatin e tij të lindjes. Familajet pretendojnë se Nezir Mehmetaj nuk ka qenë pjesë e luftes e as në Kosovë gjatë periudhes së luftës.
Tash e katër vite ai po vazhdon të mbahet nëpër burgjet e Serbisë. Paraburgimi vetëm po i zgjatet. Rasti është duke u zvarritur, kishte deklaruar vëllai i tij për Insajderin.
Të mërkurën, autoritetet serbe ndaluan 300 kosovarë teksa po kalonin tranzit në Serbi për të shkuar nëpër vende të tjera evropiane. Në mesin e këtyre 300 personave ka qenë Sadik Duraku tani i arrestuar në shtetin serb.
Institucionet e Kosovës këtë akt të Serbisë e kanë quajtur si shkelje esenciale e lirisë së lëvizjes dhe të drejtave të njeriut./Insajderi.org/