×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestimi nga Policia – Frashër Krasniqi deklarohet për Insajderin

    Insajderi
    18 November 2023 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmë nga Policia e Kosovës ishte arrestuar aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi në kufirin Kosovë-Shqipëri. Krasniqi në një përgjgje për Gazetën Insajderi tha se është mbajtur tre orë nga policia.

    “Po jam arrestu dhe jam liru diku në orët e vona të natës, faktikisht krejt arrestimi ka qenë i paligjshëm prandaj edhe më kanë liruar në dy të natës”, tha ai për Insajderin.

    Kujtojmë se mbrëmë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj njoftoi se ishte arrestuar Frashër Krasniqi në kufirin Kosovë-Shqipëri.

    Molliqaj kishte shkruar se pushteti po i përndjek aktivistët e PSD-së sikurse dje me Donjeta Demolline Gëzon Kastratin.

    “Policia e ka arrestuar para pak çastesh edhe aktivistin tjetër Frashër Krasniqi, në kufirin Kosovë – Shqipëri. Sikurse dje, me aktivistët Donjeta Demolli dhe Gëzon Kastrati, përndjekja e këtij pushteti vazhdon edhe sot me rastin e Frashër Krasniqit’, tha ai.

    Këto arrestime kanë ndodhur pasi Partia Socialdemokrate ia kishte ndërprerë fjalimin kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me pankarta me shkrime “pe don Zajednicën” si dhe “po e don pushtetin”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark