×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ndalohen nga policia djemtë e ish deputetit të PDK-së, Insajderi sjell detajet

    Insajderi
    21 July 2022 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy djemtë e ish deputetit të PDK-së, Latif Gashit, janë ndaluar nga Policia e Kosovës pas një përleshje fizike që dyshohet se ka ndodhur pas një aksidenti në Prishtinë, raporton Gazeta Insajderi.

    Lindtrim dhe Fidan Gashi, janë dy djemtë që janë ndaluar nga policia.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfimuar avokati Naim Rudari.

    Ai tha që ata janë ndaluar nga Policia e Kosovës.

    “Jam I informuar se kanë qenë të përfshirë në një aksident”. I pyetur për motovet e përleshjes, Rudari thotë se nuk ka informacion.

    Ngjarja raportohet të ketë ndodhur ditën e mërkurë.

    Edhe Policia e Kosovës ka raportuar për një përleshje në Rrugën B, ku raporothet se ishin të përfshirë katër persona.

    “Nga informatat e para bëhet e ditur se në njërin nga aksidentet janë përfshirë dy vetura, ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar për në stacion dy persona”, ka thënë Ahmeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark