×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohen dy persona, dyshohet se i vodhën në treg portofolin një qytetari

    Insajderi
    18 October 2023 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy persona janë arrestuar për një rast vjedhje e që është raportuar me datën 17.10.2023.

    “Rasti ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës, saktësisht në treg, ku ankuesit i është vjedhë një portofol me dokumente personale dhe kartela bankare të cilat janë keqpërdorë nga personat e dyshuar”, njofton Policia e Kosovës.

    Puna e hetuesve të stacionit policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë dy persona të dyshuar si dhe të sekuestrojnë një sasi të parave të cilat i janë kthyer ankuesit.

    Personat e arrestuar: A. F, mashkull, 66 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe R.G, mashkull, 53 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark