×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohen dy persona, keqpërdorën të dhënat e kartelave bankare

    Insajderi
    23 August 2023 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të martën në Prishtinë janë arrestuar dy persona të dyshuar pasi kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare, duke i përdorur në mënyrë të paautorizuar.

    Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Dy shtëpiza të kompjuterit, katër telefona celularë dhe një kartelë bankare.

    Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark