×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje – ja çka iu gjetë

    Insajderi
    03 January 2024 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy persona njëri nga fshati Kërpimeh në Podujevë e tjetri nga fshati Sllatinë e Madhe në Fushë Kosovë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

    Të dy dyshohen për armëmbajtje pa leje, shkruan Insajderi.

    Pas intervistimit nga prokurori, të dy janë liruar në procedurë të rregulltë.

    “Fsh. Kërpimeh, Podujevë 28.12.2023-23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas Gjerman pasi që i njëjti kishte shtënë me armë në një aheng familjar. I njëjti e ka dorëzuar një pistoletë me gas si dhe një karikator. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

    “Fsh. Sllatinë e Madhe, Fushë Kosovë 02.01.2024-23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një karikatorë me 16 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark