×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Arrestohen dy serbë në veri, u zunë duke thyer xhamat e disa kioskave

    Insajderi
    11 April 2023 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës në orët e para të së martës ka arrestuar dy serbë për tentim vjedhje.

    Në njoftim thuhet se rreth orës 01:48 ka pranuar informata se në tregun te ura kryesore në rrugën “Kollashini” në Mitrovicë të Veriut dy persona janë duke i thyer xhamat e disa kioskave.

    “Menjëherë patrulla policore në detyrë nga stacioni policor Mitrovicë veriu ka reaguar me shpejtësi dhe ka arritur në lokacionin e raportuar, aty janë vërejtur dy personat e dyshuar, mirëpo të njëjtit sapo kanë parë policinë kanë arritur të ikin/largohen me shpejtësi nga ai lokacion”, thuhet në komunikatën për media.

    Zyrtarët policorë thuhet se kanë vazhduar ndjekjen e personave të dyshuar dhe kanë arritur që rreth orës 02:30, t’i ndalojnë dy të dyshuarit në rrugën “Kral Petri”.

    “Dy personat e arrestuar m/serb me iniciale (A. R. dhe L. V.), janë shoqëruar dhe janë sjellë në Stacionin Policor Mitrovicë veri. Lidhur me rastin është njoftuar hetuesi kujdestar, i cili ka njoftuar edhe Prokurorin kompetent”, njofton tutje policia.

    Është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë në tentative” dhe me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.

    “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike si dhe ruajtjen e jetës dhe pronës pa dallim. Për një ambient edhe më të sigurt duhet që bashkëpunimi reciprok; qytetarë-polici, të jetë edhe me i madh, të ketë shkëmbim të informacioneve, raportim të drejtë dhe me kohë të rasteve në mënyrë që rastet e tilla të parandalohen, hetohen dhe kryerësit e veprave penale të sillen para organeve të drejtësisë”, përfundon njoftimi. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark