×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohen dy shtetas kosovarë në Mal të Zi, kërkohen për krime lufte

    Insajderi
    04 October 2023 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës njofton se autoritetet e Malit të Zi kanë arrestuar në territorin e tyre dy shtetas të Kosovës, të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

    Ata dyshohen për veprën penale “Krime Lufte”.

    I dyshuari me inicialet Z.V. (viti i lindjes 1961) u arrestua më 01.10.2023, ndërsa I.B (viti i lindjes 1975) më 04.10.2023.

    Bëhet e ditur se personat e arrestuar i janë nënshtruar procesit të ekstradimit nga shteti i Malit të Zi për në Republikën e Kosovës sipas procedurave të parapara ligjore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark