Autoritetet ruse kanë arrestuar inxhinierë në një nga objektet më të fshehta të helmeve bërthamore të vendit, pasi dyshohet se u përpoqën të bënin “bitcoin mining” në superkompjuterët e tyre.
Disa punonjës janë arrestuar në Qendrën Federale Bërthamore në Sarov, Rusi perëndimore, pasi kanë bërë “përpjekje për të përdorur pajisjet e punës për qëllime personale, duke përfshirë edhe të ashtuquajturat miniera”, tha një zëdhënës i qendrës për Interfac News Agency.
“Aktivitetet e tyre u ndaluan në kohë”, shtuan ata.
Qendra Federale Bërthamore mbikëqyret nga Rosatom, agjencia bërthamore ruse. Në vitin 2011, qendra lansoi superkompjuterin e saj të ri me kapacitet prej 1 petaflop, që mund të kryejë një mijë trilion operacione për sekondë.
Kompjuteri nuk kishte për qëllim të lidhej në internet dhe kur shkencëtarët u përpoqën ta bënin këtë, departamenti i sigurisë së qendrës u alarmua. Kriptomonedhat si bitcoin nuk mbështeten në serverët e decentralizuar të kompjuterëve.
Kjo i lejon njerëzit të ofrojnë energji të përpunimit kompjuterik për të mundësuar kryerjen e transaksioneve. Në kthim, njerëzit shpërblehen me bitcoin.