×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohen katër persona në Prishtinë, policia iu sekuestron lëndë narkotike, para, armë dhe dy vetura

    Insajderi
    23 May 2023 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë arrestuar katër persona në Prishtinë dje pasdite, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Të arrestuarit janë A. N. (1969), A. I. (1990), A. N. (1977) dhe D.Sh. (1989), të cilët më pas janë dërguar në mbajtje.

    Policia njofton se gjatë operacionit janë sekuestruar:

     (785.5) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë

     (0.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë

     (10.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë

     (1) armë zjarri- revole

     (2) karikatorë

     (14) fishekë

     (9267) euro

     (450) franga

     (1700) lekë

     (10) dollarë kanadez

     (3) telefona celular

     (3) peshore digjitale

     (2) automjete

    Njoftimi i plotë:

    Antidroga e Policisë së Kosovës vë në pranga katër persona të dyshuar në Prishtinë, Sekuestrohet drogë, para, armë, municione dhe dy automjete

    Prishtinë, më 23 maj 2023

    Më datë 22.05.2023 rreth orës 17:30 pas hetimeve disa mujore, informatave të siguruara dhe në zbatim të urdhëresave të gjykatës, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN) në Prishtinë e asistuar nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH) ka organizuar një plan taktik në Prishtinë, ku në flagrancë janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shperndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

    Gjatë operacionit policor janë arrestuar personat e dyshuar meshkuj kosovar të cekur në vijim me iniciale dhe vitin e lindjes:

    1. A. N. (1969)

    2. A. I. (1990)

    3. A. N. (1977) dhe

    4. D.Sh. (1989

    Operacioni policor, ka rezultuar me sekuestrimin e provave/dëshmive materiale si në vijim:

     (785.5) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë

     (0.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë

     (10.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë

     (1) armë zjarri- revole

     (2) karikatorë

     (14) fishekë

     (9267) euro

     (450) franga

     (1700) lekë

     (10) dollarë kanadez

     (3) telefona celular

     (3) peshore digjitale

     (2) automjete

    Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda, katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark