×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Kemi vendosur që të kalojmë në aktivizëm gueril”, arrestohen dy hajgarexhi në Prishtinë, Rron Gjinovci dhe shoku i tij

    Insajderi
    14 November 2022 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë arrestuar sot nga Policia aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci.

    Arrestimin e tyre e ka bërë të ditur organizata ORCA. Sipas njoftimit ata u arrestuan pas aksionit simbolik në Fakultetin Filozofik.

    Në njoftimin e ORCA-s, thuhet se “në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e  tyre të përditshëm normal”.

    “Nuk mund të ketë normalitet në situatë jonormale. Është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve, prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë. Ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Sot aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, u arrestuan pas aksionit simbolik ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik.

    Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril.

    Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e  tyre të përditshëm normal.

    Nuk mund të ketë normalitet në situatë jonormale. Është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve, prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë.

    Ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark