×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Arrestohen shqiptari dhe moldavja në Greqi, kishin krijuar shtëpi publike në mes të Athinës

    Insajderi
    18 October 2022 - 18:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia greke ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar dhe një 29-vjeçare moldave, pasi akuzohen se kishin ndërtuar një shtëpi publike dhe shfrytëzonin disa gra si prostituta, duke i detyruar që të “prisnin” 50 klientë në ditë.

    Sipas mediave greke, policia ka mësyrë në shtëpinë publike mbrëmjen e djeshme, ndërsa gjetën brenda saj 2 gra, viktima të shfrytëzimit të këtij grupi.

    Sipas hetimeve të policisë, kjo shtëpi publike kishte nisur aktivitetin e saj të paktën që nga viti 2019 kur vajzat e reja erdhën në Greqi me qëllim për një jetë më të mirë.

    Në pranga kanë rënë 9 anëtarë të grupit kriminal, ndërsa janë shoqëruar edhe 7 gra, 2 prej të cilave mbaheshin me zor.

    Të gjitha gratë janë marrë në mbrojtje dhe u është dhënë dhe trajtim psikologjik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark