×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohen tre burra në Obiliq, u gjenden substanca narkotike

    Insajderi
    07 July 2023 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar tre burra në Obiliq, pasi që gjatë kontrollit të banesës së tyre janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike.

    Në banesën e tyre janë gjetur 10 paketime të formave të ndryshme të mbushura me narkotik të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 672.1 gram, 2 paketime të vogla me narkotik të llojit kokainë me peshë prej 0.6 gram, 2 peshore digjitale, një fletore me shënime për shitje të narkotikëve, një armë zjarri e modelit Zoraki 9mm me një karikator, para të gatshme 1940 € dhe 4 telefona cellular.

    Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30.

    Raporti i plotë:

    “Obiliq 06.07.2023-14:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të tyre dhe banesës të cilën e përdornin të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar: 10 paketime të formave të ndryshme të mbushura me narkotik të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 672.1 gram, 2 paketime të vogla me narkotik të llojit kokainë me peshë prej 0.6 gram, 2 peshore digjitale, një fletore me shënime për shitje të narkotikëve, një armë zjarri e modelit Zoraki 9mm  me një karikator, para të gatshme 1940 € dhe 4 telefona celular. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark