×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohen tre persona për vjedhje në një pompë derivatesh në Prishtinë

    Insajderi
    06 February 2024 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për grabitje në një pompë derivatesh, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

    Personat e dyshuar me forcë kanë grabitur një shumë parash dhe disa pako me cigare.

    “Puna e hetuesve policor,  është finalizuar sot ku pas marrjes së disa veprimeve intenzive hetimore dhe operative,  kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:

    – V.K,mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

    – D.K mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

    R.H, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton policia.

    Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejn veprimet e nevojshme policore para se rasti të procedohet më tej, informon policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark