×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet 29-vjeçari në Shtime pasi rrahu bashkëshorten

    Insajderi
    25 December 2022 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar në Shtime për dhunë në familje.

    Sipas njoftimit nga Policia një person i moshës 29-vjeçare është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

    Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe për këtë rast janë njoftuar edhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave.

    Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark