×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Arrestohet 34-vjeçari në Vlorë, theri me thikë një 64-vjeçar

    Insajderi
    28 May 2023 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është arrestuar një 34-vjeçar në Vlorë, pasi dyshohet se i njëjti ka therur me thikë një 64-vjeçar.

    Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se 64-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv.

    “Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 34-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “24 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit R. K., 64 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”.

    “Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark