×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Arrestohet 41 vjeçari në Prishtinë përvetësoi barna në vlerë prej 50 mijë euro

    Insajderi
    30 March 2023 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “keqpërdorim i besimit”, rast i cili sot është paraqitur nga ankuesi.

    Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i njëjti dyshohet se që nga shtatori i vitit 2022, duke keqpërdor besimin, ka përvetësuar një sasi të barnave të cilat më pas i ka shitur te një person tjetër (vlera e përafërt e dëmit të shkaktuar është rreth 50000 euro).

    Personi i dyshuar:

    • V, V, mashkull 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

    me vendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që policia është në kërkim të personit tjetër qe mund të jetë i përfshirë në këtë rast.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark