×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohet 62 vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht

    Insajderi
    18 November 2022 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 62 vjeçar, i kërkuar ndërkombëtarisht u arrestua në Durrës, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

    Policia informoi se 62 vjeçari ka qenë i dënuar në Itali, me mbi 17 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

    “Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, për kapjen e personave të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, finalizuan operacionin policor të koduar “Koordinatat”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit: – Mustafa Shullani (me identitete të tjera: Hasan Shullani, Ferdinand Behari dhe Faje Shullani), 62 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës.”, informoi Policia.

    Gjykata e Apelit e Bolonjas, Itali e ka dënuar 62-vjeçarin me 17 vjet e 1 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga ligji penal italian. Me qëllim vuajtjen e periudhës prej 11 vjet e 4 muaj burgim, të mbetur nga dënimi total, kjo gjykatë apeli, sipas Policisë, ka lëshuar për këtë shtetas një urdhër-arrest ndërkombëtar.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark