×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Arrestohet bosi më i kërkuar i mafias në Itali

    Insajderi
    16 January 2023 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bosi më i kërkuar i mafias në Itali, i cili ishte në arrati për tre dekada, Matteo Messina Denaro, është arrestuar nga Policia e Karabinierëve, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Insajderi.

    I njohur si “Diabolik”, Denaro dikur konsiderohej kandidat për të qenë bosi i bosëve të mafias siciliane, pas vdekjes së Bernardo Provenzano, në vitin 2016 dhe Salvatore Riina, në 2017.

    “Sot, më 16 janar, karabinierët … arrestuan të arratisurin Matteo Messina Denaro brenda një strukture sanitare në Palermo, ku ai kishte shkuar për trajtim terapeutik” – citohet të ketë thënë Pasquale Angelosanto, gjenerali i policisë kombëtare të karabinierëve.

    Denaro në vitin 2002 u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen ose urdhërimin të vrasjes së dhjetëra njerëzve.

    Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm si bashkëpunues në vrasjen e prokurorëve antimafia në vitin 1992, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino. Gjithashtu ishte bashkëpunëtor edhe në sulmet me bomba në Firence, Romë dhe Milano, ku mbetën të vrarë 10 persona.

    Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark