×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ndalohet për një muaj bosi shqiptar i kontrabandës, Insajderi sjell detajet

    Insajderi
    23 August 2022 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore e Mitrovicës i ka caktuara masën e paraburgimit prej një muaji, Besim Zeqirit i arrestuar javën e kaluar për kontrabandë me mallra në veri të Kosovës.

    I njohur si “Kaça”, emri i tij ishte i njohur për Policinë e Kosovës, pasi ai konsiderohet si njeriu kryesor i kontrabandës në Veri të Kosovës.

    Zëdhënësi në Prokurorinë e Mitrovicës, Valon Preteni ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

     “Javën e kaluar është ndalu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës se paraburgimit. Gjykata e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë dhe i ka caktuar personit me iniciale B.Z., masën e paraburgimit prej një (1) muaji”, ka thënë Preteni.

     Besim Zeqiri ishte në kërkim nga organet e rendit që nga tetori i vitit të kaluar nën dyshimet për kontrabandë me mallra në veri të Kosovës.

    Ai dyshohej se merrej me kontrabandë me mallra të cilat hynin nga Serbia në Kosovë në mënyrë të paligjshme.

    Kush është Besim Zeqiri “Kaça”, njeriu që u arrestua javën e kaluar si koka e kontrabandës në veri

    Policia e Kosovës pas një aksioni kohë më parë kundër kontrabandës në katër rajonet e Kosovës kishte shpallur në kërkim 10 persona si të dyshuar për kontrabandim me mallra.

    Në mesin e tyre ishte edhe Besim Zeqiri, i njohur si “Kaça” nga Mitrovica, i cili dyshohet se është “njeriu kryesor” i kontrabandës nga Serbia për në Kosovë.

    Kaça është pronari i barnatores ku Njësia Speciale e Kosovës me anë të një aksioni kishte bastisur barnatoren e tij nën dyshimin për kontrabandë.

    Edhe drejtori i policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti e kishte konfirmuar se lokali ku ishin sulmuar policët e Kosovës ishte e një shqiptari, që është i njohur për veprimtari kriminale.

    “Rreth orës 11 të gjitha njësitë policore që kanë pjesë në operacion janë tërhequr. Një informacion shtesë, në barnatoren ku janë sulmuar policët është lokal i një shqiptari që është i njohur për veprimtari kriminale. 26 lokacione, 8 persona janë arrestuar, 10 në kërkim, 10 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime. Lëndimet janë të lehta, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Një qytetar i lënduar, disa automjete zyrtare të dëmtuara, disave u është vënë zjarri. Pjesëtari që është i lënduar është një qytetar që ka precedent penal, ka qenë në 2011 u akuzuar për vjedhje të rëndë”, kishte thënë Mehmeti atë ditë pas aksionit policor.

    E kaluara e errët e Zeqiri është e njohur ndër vite

    Në muajin gusht të vitit 2021, ai i ishte arratisur Policisë së Kosovës dhe ndjekja e tij kishte vazhduar në Zveçan.

    ‘Kaça’ në 2018 ishte arrestuar pas disa vitesh të qëndrimit në arrati, por më pas ai ishte liruar.

    Në atë kohë ai mbante një restorant në veri që quhej ‘Simonida’, për të cilin thuhet se ishte sulmuar me bombë.

    Zeqiri e kishte marrë këtë restorant me qira nga serbi Zivota Miladonovic.

    ‘Kaça’ kishte marrë vajza nga Serbia dhe i kishte sjell në lokalin e tij për të vallëzuar dhe ushtruar prostitucion.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark