×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohen dy të rinjë në Viti, u gjenden 82 qese me marihuanë në veturë

    Insajderi
    31 August 2023 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës sot rreth orës 03:15 të mëngjesit në kuadër  të zbatimit të planit operacional ,,Goditja 2023’’ në pikë të kontrollit në rrugën ,,Dëshmorët e kombit’’ në qytetin e Vitisë ka ndalur një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy të dyshuar meshkuj, kosovar shqiptar J.I. (viti i lindjes 2004) dhe N.M. (viti i lindjes 2003) për kontrolle rutinore .

    “Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale për gjykatë: 82 qese substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë,  1 peshore digjitale, 1 pako me letra mbështjellëse ,,Rizlla’’ 205 euro para të gatshme dhe disa para të metalta dhe 3 telefon celularë”, thuhet në njoftim.

    Për rastin janë njoftuar njësitet antidrogë të cilët do të merren me hetimin e këtij rasti. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark