×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet edhe personi i tretë për një vjedhje në Suharekë, sekuestrohen qindra bizhuteri

    Insajderi
    09 April 2024 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, në Suharekë ka arritur që ta arrestojë edhe të dyshuarin e tretë për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

    Sipas policisë, arrestimi i personit të tretë është bërë me dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë të ndodhur më 29 mars të këtij viti në fshatin Sopij të Suharekës.

    “Aty ishte vjedhur stoli ari, një laptop, pushkë gjuetie si dhe 30 copë fishekë. Në lidhje me këtë rast, hetuesit policor me urdhër të prokurorit të shtetit kanë realizuar një urdhër kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit të tretë J.T.”

    “Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, në cilësinë e provave materiale kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë 39 copë rrathë dore bizhuteri, 38 copë byzylyk  dore, 57 copë zinxhirë qafe dhe rruaza, 37 vath, varëse për qafë, 13 copë zbukuruese bizhuteri, 26 unaza gishti, 11 copë unaza argjendi, dy copë zinxhir argjendi për qafë , dy orë dore për meshkuj, 15 orë dore për femra, 3 radiolidhje për komunikim bashkë me dy mbushës”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Më tej, bëhet e ditur se gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një veturë e tipit Golf 5, i cili dyshohet se është përdorur në rastin e kryerjes së veprës penale “vjedhje e rëndë”.

    Bizhuteri të tjera të cilat i ka konfiskuar policia te shtëpia e të dyshuarit për vjedhje në Suharekë
    Bizhuteri të tjera të cilat i ka konfiskuar policia te shtëpia e të dyshuarit për vjedhje në Suharekë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark