×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet hajni që vidhte në objekte fetare në Gjilan

    Insajderi
    10 May 2024 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore ka arritur që me datën 09.05.2024 të arrestojë të dyshuar kosovar shqiptar A.K. (2001)

    Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që janë gjetur prova të arsyeshme  se i dyshuari në kohë të ndryshme dyshohet se  ka kryer  vjedhje në disa objekte  objekt fetar në rajonin  e Gjilanit dhe më gjerë.

    Ne stacionin policore ne Gjilan në prezencë të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare i njëjti është intervistuar ku  i janë ofruar dëshmi dhe video incizime, ku dyshohet se ai është i involvuar në këto raste të vjedhjeve nëpër këto objekte fetare :

    1. Rasti i vjedhjes se xhamisë në (Në fshatin Pidiq)

    2. Rasti i vjedhjes se xhamisë  (Në Gjilan,rruga Arberia )

    3. Rasti i vjedhjes se xhamisë (Ne Gjilan, rruga Fadil Jakupi)

    4. 3. Rasti i vjedhjes se xhamisë  (Në FshatinZheger)

    5.  Rasti i vjedhjes se xhamisë  (Në  Fshatin Miresh)

    6.Rasti i vjedhjes se Kishës ne fshatin Kllokot.

    Pas intervistimit dyshohet se i dyshuari është i involvuar edhe në dy rastet të tjera të vjedhjeve të rënda nëpër shtëpi private. Hetimet rreth këtyre janë në vazhdim e sipër nga hetues policor në Gjilan dhe Prokurori i shtetit. Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan , i dyshuari është ndalur ne mbajtje për 48 orë Rasti me Kallëzim penal dërgohet ne Pth Gjilan .

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark