×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i dyshuari që po trafikonte 11 kg substancë narkotike

    Insajderi
    31 January 2024 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës, konkretisht njësia patrulluese e Policisë Kufitare në Gjilan, në kuadër të luftës për
    parandalim dhe luftim të veprave të kundërligjshme, më datën 30.01.2024, rreth orës 14:30 gjatë
    patrullimit rutinë në fshatin Llovcë, kanë vërejtur lëvizje të dyshuara të një veture VW ngjyrë hiri me targa vendore.

    Vetura me të vërejtur zyrtarët policorë ka tentuar të shmanget, ku gjatë largimit ka goditur njërin prej
    zyrtarëve policor, duke i shkaktuar lëndime trupore.

    “Nga zyrtarët e njësisë kufitare është arritur të ndalohet vetura, të cilën e ngiste i dyshuari E.A., m/k (viti i
    lindjes 2001). Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit
    marihuanë me peshë të përgjithshme rreth 11 kg”
    , thuhet në njoftim.

    Nga Njësiti i Trafikimit me Narkotikë, në konsultim me prokurorin e shtetit janë ndërmarrë veprime
    hetimore duke kryer kontroll në dy shtëpi të banimit, ku nuk është gjetur asgjë e dyshuar, thuhet tutje.

    Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë, kurse është identifikuar edhe një
    person tjetër i dyshuar i cili gjendet në kërkim policor.

    Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa dhe veprime ligjore ndaj të gjithë personave qe janë të përfshirë
    në vepra penale, në veçanti edhe ndaj atyre të cilët bëjnë trafikim me substanca narkotike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark