Një ish futbollist shqiptar është arrestuar nga policia britanike pasi është gjentur duke punuar në një “shtëpi bari” në Swansea.
Bëhet fjalë për shtetasin Elsion Koka, 26 vjeçari shqiptar, i cili sipas sipas mediave në Britaninë e Madhe ishte futur ilegalisht në Angli.
Kur policia ndërhyri në shtëpinë e përshtatur në një plantacion kanabisi ata zbuluan se e gjithë prona ishte dedikuar për prodhimin e drogës me bimët për të cilat kujdesej shtetasi shqiptar Koka.
Policia njoftoi se ishin 289 rrënjë duke u kultivuar, këto në nivele të ndryshme pjekurie. Rendimenti i mundshëm i bimëve narkotike ishte gati 25 kilogramë, me një vlerë në rrugët e Britanisë afro 150 mijë euro.
Elsion Koka nuk ka pranuar të flasë me policinë dhe prokurorinë.
Koka i kishte paguar një bande kriminale një shumë “të konsiderueshme” parash për ta çuar atë në Mbretërinë e Bashkuar, me një pjesë të udhëtimit të kryer në bagazhin e një automjeti dhe kishte pritur që të gjente punë në ndërtim.
Avokati Hywel Davies tha se i pandehuri ishte në Britani për të fituar disa të ardhura më shumë dhe se ishte një futbollist profesionist, teksa një pjesë të fitimeve i dërgonte në Shqipëri për familjarët.
Gjatë mbrojtjes së Kokës, avokati i tij tregoi se i riu kishte qenë një futbollist profesionist për një periudhë dhe ishte një njeri me arsim të lartë me një diplomë Master në shkencat sportive. Sipas mediave britanike ai tha se duke pasur parasysh statusin e emigracionit të Kokës, një dënim ishte i pashmangshëm.
Koka ka luajtur me disa klube sportive në shqipëri Klosi, Kevitan, KF Luzi i Vogël 2008./abcnews.al/