×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet kryetari i tifozëve “Dardanët” për fajde dhe krim të organizuar

    Insajderi
    21 December 2018 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për  veprën penale fajde, mashtrim dhe pjesëmarr dhe organizim të grupit kriminal, ku është i përfshirë edhe djali i Sabit Gecit, Albani.

    Në aksionin të arrestuarve për fajde, ku është i përfshirë edhe djali i Sabit Gecit, Insajderi merr vesh se është arrestuar edhe Lulzim Berisha, kryetari i tifozëve Dardanët.

    Në kuadër të një aksioni për fajde, detyrim dhe krim të organizuar që është zhvilluar të enjten në Prishtinë, policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona.

    Insajderi merr vesh se në mesin e të arrestuarve nën dyshimin për fajde është Lulzim Berisha, kryetar i grupit të tifozëve Dardanë.

    Përvec tij,  të arrestuar janë edhe Dalip Brahimi, djali i tij Rrahim Brahimi dhe Ismet Salihu.

    Në këtë grup sipas policisë është përfshirë edhe djali i Sabit Gecit, Alban Geci. Siç ka njoftuar Prokuroria ai  është në arrati bashkë edhe me një person tjetër që është pjesë e grupit.

    Askioni i policisë është zhvilluar në 11 lokacione të ndryshme lidhur me hetimin që është duke e zhvilluar Prokuroria Speciale për veprat penale “fajdeja” “detyrimi” dhe “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark