×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet me 11 kg drogë, ky është biznesmeni pejan që u kap nga policia shqiptare në Morinë

    Insajderi
    23 February 2024 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një biznesmen 39 vjeçar nga Peja është kapur me 11 kilogram drogë në pikën kufitare në Morinë. Ai është arrestuar nga Policia shqiptare.

    Gazeta Insajderi nga burime të sigurta merr vesh se në pranga ka rënë biznesmeni Arben Kelmendi.

    Kelmendi siç mëson Insajderi në pronësi ka kompaninë e mobilieve “Inara Furniture”., që për aktivitet kryesor ka prodhimin e mobilieve të kuzhinës.

    Gazeta Insajder ka tentuar të kontaktojë numrin zyrtar të kompanisë por nuk ka qenë i qasshëm.

    Për rastin janë deklaruar nga Policia e Shtetit. Derisa bëjnë me dije se për kapjen e tij ishte realizuar një operacioni, i cili qysh në momentin e hyrjes në territorin e Shqipërisë është kapur në flagrancë dhe u arrestua.

    Policia ka bërë me dije se janë sekuestruar 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe automjeti tip “Volkswagen” ku u gjet kjo lëndë.

    Më poshtë gjeni edhe pamjet nga momenti i arrestimit të tij:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark