×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet nga njësiti FAST i Policisë së Kosovës personi që kërkohej nga INTERPOL-i

    Insajderi
    09 October 2023 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Njësiti FAST i Policisë së Kosovës ka arrestuar sot në rajonin e Pejës një person që po kërkohej nga INTERPOL-i.

    I dyshuari ishte denoncuar nga organet shtetërore gjermane dhe dyshohet për disa vepra penale. Policia nuk i ka specifikuar ato në komunikatë.

    “Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot më 09.10.2023, ka arrestuar një person në kërkim. Njësia FAST-Kosova, në koordinim me zyrtarë të njësitit të antidrogës në rajonin e Pejës, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar”.

    “Personi i kërkuar, i cili kërkohej nga INTERPOL-i në llogari të organeve shtetërore gjermane, dyshohet se është i përfshirë në disa vepra penale”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark