×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet nipi i Ali Ahmetit

    Insajderi
    01 January 2024 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mediat e Maqedonisë së Veriut po raportohet se është arrestuar nipi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, Drin Ahmeti. Për të njëjtin edhe prokuroria ka lëshuar një njoftim, thuhet se atij iu janë gjetur 749 copë lëndë piroteknike, shkruan Insajderi.

    Drin Ahmeti ishte duke vozitur makinën e tipit “Range Rover”, kur u ndalua nga “Tigrat”.

    Njoftimi nga Prokuroria:

    “Në varësi të fakteve që do të konstatohen me ekspertizë për mjetet piroteknike të gjetura, prokurori publik do të vendos për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës”.

    Mbrëmë forcat policore ”Tigrat”  kanë ndaluar Drin Ahmetin në veturën e të cilit, të markës Range Rover, në bagazhin e tij janë gjetur 749 copë lëndë piroteknike të llojeve të ndryshme. “Në Shkup janë sekuestruar 749 mjete piroteknike dhe një person është arrestuar. Në ora 19:50 në rrugën “Samuilova” në Shkup, punonjësit e policisë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa të Shqipërisë, i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajas i Kërçovës dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 749 mjete piroteknike. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do t’i dorëzohet parashtresa përkatëse”, thuhej mbrëmë në komunikatën e MPB-së.

    @tvshenja 🎥“Tigrat” arrestojnë nipin e Ali Ahmetit ‼️ #TvShenja #AliAhmeti ♬ original sound – TV SHENJA OFFICIAL

    Theksojë se kreu i BDI-së Ali Ahmeti akuzohet nga kundërshtarët politikë se e për një kohë të shkurtër e shndërroi nipin e vet në biznesmen të madh, duke u bërë edhe  menaxher i qendrës së biznesit “Soravia” në Shkup.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark