×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një 27-vjeçar në Shqipëri, kreu marrdhënie seksuale me një 13-vjeçare, e mitura thotë se gënjeu për moshën

    Insajderi
    03 September 2023 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar një 27-vjeçar në Pogradec, pasi akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.

    E mitura deklaroi në polici se e ka gënjyer atë për moshën dhe ka kryer marrëdhënie me dëshirën e saj.

    Kurse i dyshuari ka thënë se ka pasur qëllime serioze, raporton euronews.al.

    Ndryshe, i akuzuari është denoncuar nga familjarët e vajzës pasi e kanë parë një foto të saj me të dyshuarin dhe një unazë.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin E. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark