×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohet një avokat, mori para nga një palë me pretendimin se do të ndikojë me to te gjyqtarët

    Insajderi
    08 June 2023 - 18:06

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një avokat, pasi i njëjti dyshohet se ka marrë para nga një palë me pretendimin se do të ndikojë me to te gjyqtarët.

    Sipas njoftim, i dyshuari ka kërkuar dhe ka pranuar para në shumën prej 8 mijë euro.

    “Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas zhvillimit të hetimeve preliminare,  sot më 08.06.2023 ka arrestuar personin e dyshuar H.J., (avokat, mashkull kosovar, viti i lindjes 1985), pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “ushtrim i ndikimit”, thuhet në njoftim.

    Bëhet e ditur se pas intervistimit i dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokurorinë Themelore në Prishtinë, është ndaluar për 48 orë.

    “I dyshuari ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8000 (tetë mijë) euro nga një palë në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan me premtimin që këto para i t’ia jap kolegjit të gjyqtarëve, në mënyrë që të njëjtit të nxjerrin vendim në favor të palës se mbrojtur nga i dyshuari”, thuhet tutje në njoftim.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark