×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet një burrë me probleme psikike, dyshohet për dhunë familjare

    Insajderi
    02 February 2024 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në Suharekë ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka probleme psikike, pasi ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj një familjareje të tij.

    Ai po dyshohet për veprat penale “dhunë në familje” dhe “sulm”.

    “Suharekë 26.01.2024 – 13:30. Me 01.02.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se ka probleme psikike, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur kishte ushtruar dhunë fizike, duke e goditur viktimën femër kosovare dhe kishte dëmtuar orenditë shtëpiake”, thuhet në raportin e Policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark