×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet një kosovar dhe një serbe, dyshohen për prostitucion

    Insajderi
    27 September 2022 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grua me nënshtetësi të Serbisë, bashkë me një person me nënshtetësi të Kosovës, janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e prostitucionit.

    Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media, duke thënë se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    “Gjilan 26.09.2022-20:05. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Serbisë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale  të lartcekur. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton PK.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark