×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mosmarrëveshje mes familjarëve, Prokuroria jep detaje për plagosjen në Lupç

    Insajderi
    01 May 2024 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona janë plagosur sot rreth orës 16:00 në Lupç të Podujevës.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Sipas hetimeve të para të prokurorisë rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve, kështu ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.

    Ajo tha se një person është shoqëruar në stacion policor për t’u intervistuar.

    “Pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendngjarje. Nga hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave (familjarë), në fshatin Lupç, si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe përdorimit të thikës, janë lënduar katër (4) persona, të cilët janë dërguar për ta marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, derisa një (1) person i dyshuar në këtë ngjarje është shoqëruar në stacion policor për tu intervistuar. Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”, me qëllim të sqarimit të rrethanave të këtij rasti”, tha Ulaj për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark