×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet një person i dyshuar për shitblerje të narkotikëve, i konfiskohen armë, sëpatë, fishekë si dhe mjetë të tjera

    Insajderi
    05 March 2024 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet për shitblerje të narkotikëve në Gjilan.

    “Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Njësia Gjilan, në bashkëpunim me DHTN Prishtinë dhe njësitin K9 pas hetimeve afatë gjata të zhvilluara ndaj një të dyshuari, më 05.03.2024, kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore-Gjilan për urdhër kontrollë”, thuhet në njoftim.

    Është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.B (1977) , nën dyshimin se i njejti ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”, vepër kjo e sanksionuar me nenin 267 të KPRK-së.

    Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

    1. Substancë narkotike e dyshuar për kokainë – 244.8 gram,

    2. Substancë narkotike e dyshuar për heroinë – 47.26 gram,

    3. Dy (02) Revole Zoraki, dy karikatorë, 13 fishekë 7.65 dhe një fotrollë e armës,

    4. Një (01)Pushkë ajrore – shurdhues artizanal,

    5. Një (01) sëpate e vogël,

    6. Gjashtë (06) thika,

    7. Një (01) Elektroshok,

    8. Një (01) Pako e cigareve me hapa,

    9. Dy (02) peshore,

    10. Katër (04)telefona celular,

    11. Dy (02) folie të cilat shërbejnë për mbështjellje dhe tymosje,

    12. Një (01) fishek të kalibrit 8.57,

    13. Një dozë kokainë e gatshme për shitje,

    14. Pluhur i bardhë i dyshuar (sode bikarbonat),

    15. Shiringë,

    16. Tableta,

    17. Enë për tymosje te narkotikut,

    18. Fishekë me gas,

    19. Qese për paketim dhe kuti e zbrazët për ruajtje të narkotikëve.

    I dyshuari është shoqëruar për intervistim dhe në konsultim me Prokurorin kujdestar në Gjilan, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark