×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohet një person i konfiskohen dy armë dhe municion

    Insajderi
    17 March 2023 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Gjakovë pas një raportimi për “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Bëhet e ditur se organet e rendit kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B. D., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, 31-vjeçar). Në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe 30 copë fishekë të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar.

    Me vendim të Prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore) i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rast “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    arme

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark