×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet një person në Gllogovc, i konfiskohet arma me gazë

    Insajderi
    23 October 2023 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar në Gllogoc nga Policia e Kosovës.

    Të njëjtit i është konfiskuar një pistoletë me gazë dhe disa fishekë. I dyshuari sipas policisë në gjendje t♪7 dehur me armën kishte kanosur një person tjetër.

    “Gllogoc. 22.10.2023 – 21:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gazë me disa fishekë. I dyshuari ishte në gjendje të dehur dhe dyshohet se ka kanosur me fjalë viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark