×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet një person në Kaçanik për armëmbajtje pa leje

    Insajderi
    30 August 2023 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një pistoletë është konfiskuar në Kaçanik dhe një person është marrë në pyetje nga policia.

    Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuar L.B. kishte shpërndarë një video në një rrjet social dhe shihej me armë zjarri në brez.

    “Policët hetues të stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa kanë arritur që sot, datë 30.08.2023 rreth orës 08:00 të identifikojnë personin e dyshuar L.B (M/K) i moshës 47 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma ( pistoletë) është konfiskuar”, thuhet në njoftim.

    Rasti është cilësuar “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark